Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi sot se kjo prokurori ka sekuestruar 59 mln euro pasuri, përfshirë të paluajtshme dhe kriptomonedha. Në tryezën për Demokracinë dhe Qeverisjen, Dumani tha se mesazhi është i qartë, krimi nuk mund të blejë dhe as të shpërblejë. Dumani theksoi po ashtu se ka një rritje të procedimeve për veprën e pastrimit të parave.