Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan, ku një 56-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Ura e Lizës. Burime bëjnë me dije se viktima është gjetur pa shenja jete, ndërsa dyshohet se akti është kryer në kushte të rënduara psikologjike.