Protesta ka hyrë sot në ditën e saj të 55-të, duke vijuar grumbullimet e përditshme në Tiranë. Qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, nga ku kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime dhe do të përsëriten kërkesat e tyre ndaj qeverisë dhe klasës politike. Për 55 net radhazi, pjesëmarrësit janë mbledhur përpara Kryeministrisë dhe kanë zhvilluar marshime në rrugët e kryeqytetit. Gjatë protestave janë dëgjuar thirrje dhe slogane politike kundër qeverisë, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se mobilizimi do të vijojë edhe në vazhdim.