Mbrëmjen e së martës qytetarë të shumtë dolën në sheshin e Prishtinës për të kërkuar drejtësi për Liridona Ademja që u vra më 29 nëntor. Marshit të organizuar nga shoqëria civile i prinë edhe të afërm të Liridonës që kërkonin zbardhjen e rastit. “Nuk ka paqe pa siguri të grave” qe thirrja kryesore e marshit që nisi në sheshin Zahir Pajaziti e vazhdoi përgjatë rrugës Agim Ramadani ku rruga u mbulua me ngjyrë të kuqe si shenjë e heshtjes së institucioneve karshi vrasjes së grave.