Top Channel/ 51 milionë euro për të rehabilituar urat. Kuvendi pritet të ratifikojë kredinë e re
02/09/2023 22:36

Në kuvend ka mbërritur projektligji për ratifikimin e kredisë së re që qeveria do të marrë nga BERZH. Bëhet fjalë për një shumë prej 51.6 milionë eurosh të cilat do të vihen në dispozicion të ministrisë së infrastrukturës për programin Ndërtimi i urave të qëndrueshme. Maturimi i kredisë do të jetë pas 19 vite. Qëllimi është rikonstruksioni I urave ekzistuese, urave të reja dhe veprave të artit në rrjetin rrugor kombëtar, që rrezikohen më shumë nga fatkeqësitë natyrore. Kështu projekti i ndarë në tre komponentë synon që të rehabilitojë ose rindërtojë urat që do identifikohen si prioritare në rrjetin rrugor kombëtar. Një tjetër komponent është financimi i strukturave të reja në ARRSH për të menaxhuar këto asete dhe komponenti i tretë do të jetë financimi i mbikëqyrjes së kontratave. Ndërkohë një tjetër projektligj që deputetët do kenë përpara tyre me fillimin e sesionit të ri parlamentar është ratifikimi i ndryshimeve për në kontratën e fondeve të para anëtarësimit në BE. Kështu qeveria shqiptare ka kërkuar më shumë fonde nga komisioni evropian për programin “BE për mirëqeverisjen” dhe nga tre pjesë që do disbursohej kredia, do të shtohet edhe një e katërt. Nga krahu tjetër komisioni evropian ka kërkuar zgjatjen e zbatimit të programit me një vit. Objektivi specifik i programit është përmirësimi i administratës publike, në mënyrë që të bëhet më efikase, llogaridhënëse, transparente, përfshirëse dhe efektive në nivel qendror dhe vendor. Gjithashtu këto fonde do mbështesin dhe reformën digjitale në administratë të qeverisë.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00