Kryebashkiakja e Kurbinit, Majlinda Cara nuk ka mundur të mbajë dot lotët teksa mbante fjalën para mbi 500 familjeve në Laç që humbën banesat e tyre si pasojë e tërmetit tragjik të 26 nëntorit, e ndërsa sot do të akomodohen në lagjen e re të ndërtuar me financim të qeverisë turke. Teksa falenderonte kryeparlamentaren Lindita Nikolla për kontributin e saj, Cara e pushtuar nga emocionet shpërtheu në lot!