Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, priti të premten në Kiev Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme Josep Borrell. Kjo është vizita e parë e liderëve të Perëndimit që prej publikimit të pamjeve të masakrës në Bucha, qytet të cilin ata e vizituan me të mbërritur në Ukrainë. Teksa pa nga afër varret masive në Bucha Von der lejen tha se ajo se cfarë ka ndodhur në kët qytet deshmon fytyrën e vërtetë të ushtrisë së Putin. Pamjet: AFP