Top Channel/ 50 mijë litra naftë kontrabandë në Portin e Durrësit, mbërrin anija furnizuese
13/01/2023 18:05

Anija që furnizoi me naftë kontrabandë anijen e sekuestruar “Geni” ka mbërritur në portin detar të Durrësit. Anija e peshkimit është me flamur të Libisë. Ajo është shoqëruar në portin e Durrësit në funksion të hetimit të nisur në lidhje me kontrabandën e afro 50 mijë litrave naftë që u sekuestruan në anijen e peshkimit “Geni”, pjesë e flotës së peshkimit të Durrësit. Autoritetet kanë bllokuar anijen “Geni” e cila u mbajt nën vëzhgim pas daljes për gjueti në det të hapur. Në ujërat ndërkombëtare anija është pikasur nga qendra ndërinstitucionale operacionale detare në bashkëpunim me Guardia di Finanza-n italiane teksa furnizohej me naftë kontrabandë nga një anije e Libisë. Pas furnizimit autoritetet kanë bërë shoqërimin e anijes në kalatën e antikontrabandës detare, ku mbahen edhe 3 anije të tjera të sekuestruara me naftë në portin e Durrësit. I ndaluar në polici, ekuipazhi i anijes ‘Geni’ ka deklaruar se është furnizuar me naftë për nevojat e anijes dhe jo për ta tregtuar atë me qëllime fitimi. Hetimet për këtë rast kontrabande po zgjerohen më tej. Burime nga grupi hetimor bënë të ditur për TCH se në ujërat tona po shoqërohet edhe anija e huaj që furnizoi me naftë libiane anijen shqiptare.

Top Channel/ Zjarr në një banesë në Orikum, shkaktohen dëme të konsiderueshme materiale
29/03 13:00
Top Channel/ Prishet rruga/ Në Labovë të Gjirokastrës, banorët: Të sëmurët i transportojmë në krah
29/03 12:18
Top Channel/ Punëtorë të huaj në Elbasan/ Zgjidhje për të kompensuar mungesën e fuqisë punëtore
29/03 12:16
Top Channel/ Lushnjë, nafta rrit çmimin e ujit / 10 lekë më shumë për çdo bidon
29/03 12:14
Top Channel/ Magazinë me drogë, 4 në pranga/ Shijak, policia arreston edhe një punonjës të OSHEE
29/03 12:13
Top Channel/ Zhvendosen mbetjet toksike /Pas ankesave, 102 kontejnerët zhvendosen në një zonë tjetër
29/03 12:08
Top Channel/Debatet me dyer të mbyllura në PS/Spiropali u përplas me ministren Ismaili, ndërhyn Rama
29/03 12:04
Top Channel/ Rama: Nuk do lejojmë abuzimet/ “Bordi nuk cakton çmimin e naftës arbitrarisht, por…”
29/03 12:02
Top Channel/ “Takime në të gjitha qarqet”, Rama: E nisim me kohë atë që do të jetë fitorja e PS-së
29/03 10:52
Top News – Rritja e naftës, Rama: Bordi bën transparencë, nuk do lejojmë të cenohet konsumatori
29/03 10:29
Top Channel/ Zbulohen 4 skenarët e PS për “Territorialen”, si do grupohen bashkitë
28/03 23:15
Top News- Mickoski ‘zhduk’ gjuhën shqipe/ Reagon BDI: Po cënon thelbin e Marrëveshjes së Ohrit
28/03 20:30
Top Channel/ Intervista e parë e Shabanit si Avokat i Popullit: Vëzhgojmë gjyqtarët problematikë
28/03 19:51
Top News – 33-vjeçari plagoset me thikë. Ngjarja pas një konflikti në afërsi të spitalit të Vlorës
28/03 19:00
Top News – “Skënderbegasit ndër vite…” 81 vite histori, vëllimi i pestë plotëson historikun
28/03 18:40
Top News – I moshuari kërcënon gruan me thikë. Ngjarja në Vlorë, arrestohet nga policia
28/03 18:38
Top Channel/ Rama në Njësinë 2: Kur përgatitemi mirë dhe në kohë, dalim shumë mirë në rezultat
28/03 18:37
Top Channel/ ‘Dyfisho ndërmarrjen tënde’, Rama njofton projektin e ri të qeverisë: Do financojmë…
28/03 18:35
Top Channel/ ‘Po përgatitemi për një ndryshim të madh’, Rama: Do e sjellim çmimin e naftës në…
28/03 18:34
Top Channel/ Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë
28/03 18:33