Një numër i konsiderueshëm banesash të braktisura në Gjirokastër krijojnë një kontrast të fortë me investimet e realizuara ndër vite për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Bëhet fjalë për rreth 50 banesa të kategorisë së parë dhe të dytë, të cilat prej vitesh janë lënë në mëshirë të fatit, ndërsa degradimi i tyre vazhdon në mënyrë të pandalshme.