Pesë turistë janë shpëtuar gjatë natës pasi mbetën në vështirësi në det me gomone dhe kërkuan ndihmë duke aktivizuar sinjalin e emergjencës. Ngjarja është regjistruar në zonën e Jalës, ku banorë të zonës kanë kapur me kamera momentin kur sinjali i emergjencës u ndez në mes të natës. Pas konstatimit të situatës, ata njoftuan menjëherë policinë për të kërkuar ndërhyrje. Falë reagimit të shpejtë të strukturave të shpëtimit, pesë turistët u lokalizuan dhe u nxorën nga deti në gjendje të mirë shëndetësore.