Top Channel/ 5 të plagosur nga përplasja me armë në rrugën e kishës së Laçit
03/05/2025 19:39

Policia ka mundur të identifikojë autorin e ngjarjes së rëndë në Laç, ku mbetën të plagosur 5 persona! Top Channel mëson se autor i ngjarjes dyshohet se është shtetasi K. Kamberi, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij. Po ashtu pak metra larg vendit të ngjarjes është gjetur edhe arma që dyshohet se u përdor nga autori, e cila ishte hedhur në një pellg me ujë, në një pallat në ndërtim. Kanë qenë pamjet e kamerave të sigurisë që kanë ndihmuar policinë të lokalizojë armën që dyshohet se u përdor në ngjarje. Më herët policia sqaroi detajet paraprake të ngjarjes. “Rreth orës 13.30, pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit midis disa personave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit L. I., A. Gj., G. N., A. N, dhe D.Gj, të cilët janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin ngjarjes, ku kanë bërë të mundur shoqërimin e disa personave dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plote të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj, si dhe për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për kapjen e tij”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Top Channel/ Trump-BE, përplasjet vazhdojnë: Presidenti kritikon, BE: Lufta jashtë NATO-së
16/03 23:15
Top Channel/Dyshimet për Mojtaba Khamenei: I shpëtoi sulmit për sekonda, Iranin e trazojnë skandalet
16/03 23:15
Top News – 60 kg drogë nga Shqipëria në Greqi. 18 vjeçari grek kapet me hashash në Sajadë
16/03 21:30
Top Channel/ Shqipëria do marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit
16/03 20:08
Top Channel/ Serat greke me produkte shqiptare, tregtarët: Këtu bujqësia po tkurret
16/03 20:03
Top Channel/ Humbën foshnjën dymuajshe, familja kërkon ta çojë trupin në vendlindje
16/03 20:03
Top Channel/Veliaj kundër SPAK në Kushtetuese, avokatët paraqesin prapësimet ndaj masës së sigurisë
16/03 20:02
Top Channel/ Shqipëria do marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit
16/03 20:02
Top Channel/ PD-PS “përplasje” për rezolutën ndaj Iranit, opozita bojkoton: Axhendë e Ramës
16/03 19:45
Top News – Sinjalizohen, por nuk veprohet. Ndërtimet e paligjshme në zonat e mbrojtura
16/03 19:20
Top News – Foshnja ndërroi jetë në spital. Dy prindërit fajësojnë mjekët: E nxorrën para kohe
16/03 18:40
Top News- Veliaj në Kushtetuese/ Mbrojtja depoziton kundërshtimet ndaj prapësimeve të SPAK
16/03 17:57
Top News- Rrëmbehet e dhunohet disa here/ I marrin 700 mijë euro pasi i dhanë para me fajde
16/03 17:40
Top Channel/ Zbulimi arkeologjik në Bushat, qyteti antik shpallet zonë e kategorisë “A”
16/03 15:26
Top News – ‘Gonzato sillet si ambasador i Ramës’ / Berisha: Po mjegullon qëndrimin e PD në Bruksel
16/03 15:18
Top Channel/ Bomba ndaj policit në Lezhë, e vendosën dy persona me një motor
16/03 15:08
Top Channel/ Bombë me porosi nga burgu i Fushë-Krujës, kapen 7 ndihmësit e atentatorit
16/03 15:06
Top News-Largohet Sali Berisha? PD hap garën për kryetar të ri/ Grup pune dhe për Statutin e Partisë
16/03 14:41
Top News- Tritoli në makinën e policit/ Detaje nga hetimet, lënda plasëse u vendos nga 2 persona
16/03 14:32
Top News- Ku të punosh? Sektorët me pagat më të mëdha në vitin 2025
16/03 14:21
DIGITALB DIGITALB