Dy javë nga zgjedhjet parlamentare, hetimi i krimeve zgjedhore nga Prokuroria ka dhënë rezultatet e para. 5 persona janë arrestuar në flagrancë ndërsa 10 të tjerë po ndiqen penalisht. Për 4 shtetas, organi i akuzës ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa për 3 persona është pranuar një kërkesë e tillë.