Top Channel/5 orë me bashkiakët “rebelë”, “Territorialja”, kryeministri mbledh 20 kryebashkiakë
12/08/2026 19:45

Takimi i Kryeministrit me kryetarët e bashkive ishte një takim informues për ato bashki që parashikohet të bashkohen, me qëllim shpjegimin e reformës së propozuar nga Partia Socialiste dhe diskutimin e hapave të mëtejshëm. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, sipas burimeve, mëson se kryeministri Rama ka deklaruar se “kjo është një reformë për Shqipërinë dhe jo një reformë për një bashki apo për një tjetër”. Përvoja e Reformës Administrative-Territoriale të vitit 2014 tregoi se, sa herë bashkitë bashkohen, përfitimet janë të përbashkëta më shumë kapacitete, shërbime më të mira dhe një administrim më efikas. “Reforma do të ecë përpara”, mësohet të ketë thënë Rama. Edhe në rastin e Divjakës dhe Dimalit, bashkimi synon të sjellë përfitime për të gjithë qytetarët. Roli i qytetit do të mbetet i qartë në funksionimin e njësisë së re vendore dhe në ruajtjen e shërbimeve që ofrohen sot. Ky është një nga garancitë kryesore që qytetarët duhet të kenë cenimin e shërbimeve që sot ofrohen nga bashkitë aktuale. Reforma do të vijojë përpara, përmes konsultimeve të nevojshme me bashkitë, komunitetet dhe të gjithë aktorët e përfshirë, me synimin për të ndërtuar një organizim vendor më funksional, më efikas dhe më pranë qytetarëve. Që prej dërgimit nga ana e Kuvendit të draftit për hartën e re territoriale në të gjitha bashkitë e vendit, në njësitë të cilat parashikohet të shkrihen, janë zhvilluar protesta nga qytetarët, por edhe kundërshtime nga këshillat bashkiakë. Në Poliçan, mbështetësit e Partisë Socialiste reaguan publikisht ku dogjën edhe teserat e PS-së, ndërkohë që kreu lokal i kësaj partie dha dorëheqjen. Kryetarët e pranishëm në mbledhje ishin: e Bashkisë Durrës, i Bashkisë Shkodër, Kukës, Elbasan, Korçë, Berat, Vlorë, Gjirokastër, Gjirokastër, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Cërrik, Belsh dhe Libohovë.

Top Channel/ Hegseth përdor Kosovën për t’u mbrojtur nga shkarkimi
10/11 23:34
Top Channel/ Debati për Shqipërinë në PE, vlerësohet raporti, por ka edhe kritika
10/11 23:28
Top Channel/ Spanjë, ekzekutohet shqiptari në atentat mafioz
10/11 23:25
Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe, RMV i kërkon ndiihmë Komisionit të venecias
10/11 23:20
Top Channel/ E quajti shkodrën qytet serb, 3 vite burg politikanit malazez
10/11 23:17
Top Channel/ “Më ofruan para për intervista”! ”Skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me mediat
10/11 22:12
Top Channel/ Kryeministri Rama publikon pamje nga mbrëmja e pritjes së organizuar nga Emanuel Macron
10/11 21:48
Top News – Shtypi me makinë dy fëmijë. Dërgohet në gjyq shoferi 57-vjeçar Nikoll Radaçi
10/11 20:45
Top News- Vrasja e Ardian Nikulajt, “rrëfehet” vrasësi portugez: E njoh Haxhinë, por…
10/11 20:20
Top News-‘Protestat, si tenxhere ku zien gjithçka’/ Rama: Opozita fshihet pas të rinjve të dhunshëm
10/11 20:12
Top Channel/ Procesi për vrasësin e Nikuljat, portugezi Saraiva kërkon ti shpëtojë burgut
10/11 20:08
Top Channel/ Strasburgu: Arrestimi i Belerit, i ligjshëm! Shkelje me afatet e paraburgimit
10/11 20:04
Top Channel/ Bien kreditë me probleme në banka, pranë nivelit më të ulët në 19 vite
10/11 20:02
Top Channel/ Asambleja e PS të shtunën, Veliaj kërkon të marrë pjesë, letër SPAK
10/11 19:59
Top Channel/ Ambasadorja e BE bën bashkë Gjiknurin dhe Bylykbashin: Dialog për Zgjedhoren
10/11 19:57
Top News–Tashës së TikTokut i bie të fikët/OSHEE i ndërpret energjinë: Kam paguar të gjitha faturat
10/11 19:55
Top Channel/ Rama nga Parisi: Radikalët nxitën dhunë! Synojmë të mbyllim negociatat brenda 2027
10/11 19:53
Top Channel/ Ligj për mbrojtjen e protestuesve, gati “kundërmasat” për paditë abuzive
10/11 19:51
Top Channel/ Forumi i Paqes/Rama nga Parisi flet për protestat:Opozita pas të rinjve të radikalizuar
10/11 19:30
Top Channel/Aksident në hyrje të Sarandës, makina përplas këmbësorin, dërgohet me urgjencë në spital
10/11 19:27