Top Channel/ 5 mijë kishte në dorë, burri në Korçë vdiq duke kryer marrëdhënie, flet 37-vjeçarja…
05/12/2024 18:44

Një 47-vjeçar u gjet i pajetë pasditen së mërkurës në lagjen numër 10 në Korçë. 47-vjeçari me inicialet Ç.M., kishte humbur kontaktet që prej ditës së martë dhe familjarët e kishin raportuar rastin në polici. Pasditen e djeshme ai u gjet Brenda në automjetin e tij i pajetë në një rrugë dytësore në periferi të Korçës. Paraprakisht u raportua se viktima mund të kishte konsumuar stimulues si pasojë e të cilave dyshohet se ka gjetur vdekjen. Pas hetimeve uniformat blu kanë bërë me dije se 47-vjeçari ka ndërruar jetë teksa ka qenë në automjet, duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua kundrejt pagesës. Nga hetimet dhe nga ekzaminimet e deritanishme mjekoligjore, dyshohet se 47-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e hipertensionit. Në vijim të veprimeve për rastin, policia njoftoi se u arrestua një 37-vjeçare, e dyshuar për veprën penale “Prostitucioni”. Burime nga policia kanë bërë me dije se viktima punonte në një fast food në qytetin e Korçës. E arrestuara nga Librazhdi, jetonte me bashkëshortin e saj në një shtëpi me qira në Korçë. Të dy janë takuar në lagjen 10 të qytetit, në një rrugë dytësore ku kanë qenë duke kryer marrëdhënie seksuale ndërsa viktima nuk është ndjerë mirë dhe ka shfaqur simptoma si të vjella dhe rrjedhje gjaku nga hundët. Grupi hetimor pas dërgimit të trupit të viktimës në morg, ka marrë telefonin e tij për këqyrje, ku janë hasur me bisedën e fundit që kishte me 37 vjeçaren, duke identifikuar kështu personin që ishte brenda mjetit. Pasi polici bëri identifikimin e 37-vjeçares, ata e shoqëruan pranë drejtorisë vendore të policisë Korçë për ta pyetur në lidhje me ngjarjen. Sipas dëshmisë të siguruar nga grupi hetimor, 37 vjeçarja i ka thënë viktimës se duhet të lajmëronin ambulancën sapo ai shfaqi probleme shëndetësore, por ai nuk e ka lejuar. Më pas, sipas saj, ajo është larguar në shtëpi duke i thënë se e pret bashkëshorti. Këto ishin fjalët që e arrestuara dha në polici ndërkohë që sipas grupit hetimor në momentin e parë të njohjes me ngjarjen, viktima është gjetur gjysmë i zhveshur dhe në një dorë kishte një kartmonedhë 500 lekëshe, çka konfirmon atë që policia ka dhënë në një komunikim zyrtar për ushtrimin e prostitucionit nga ana e 37 vjeçares. Polica thotë se Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Top Channel/ Zjarre në dy transformatorë elektrikë në Kakoz, tre zjarrfikës në vendngjarje
05/07 23:05
Top Channel/ “Bankers”, drejtuesi e ish-drejtuesi në burg. Avokati i Çobos: Ka fituar në Arbitrazh
05/07 22:35
Top Channel/ Telefoni i Laert Haxhiut “ha koka”. Pushohen, drejtori i burgut dhe shefi i policisë
05/07 20:28
Top Channel/ Rrjet prostitucioni me te huaja ne Kavajë. Procedohen edhe 6 shqiptarë
05/07 20:13
Top Channel/ Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët
05/07 19:10
Top News- Përplasen dy automjete/ Aksident rrugor në aksin Sarandë-Delvinë
05/07 19:07
Top Channel/ Rrjet pr*stitucioni në Kavajë! Shtetase të huaja ushtronin aktivitetin ilegalisht
05/07 15:25
Top Channel/ Arsenal armësh në Lushnjë! Arrestohet një 50-vjeçar, posedonte sasi të madhe municioni
05/07 15:22
Top Channel/ Zbulohet laborator falsifikimesh! Arrestohen babë e bir për falsifikim dokumentesh
05/07 15:20
Top Channel/ Vlorë, aksion për hapësirat publike! Dredha ua lë përgjegjësinë drejtorëve që ikën
05/07 15:06
Top News- I armatosur në banesë/ ‘Strike’ arreston një 50 vjeçar në Lushnje
05/07 14:15
Top News- Bazë prostitucioni në Kavajë, kinezet kapen me bllok në dorë
05/07 13:27
Top Channel/ Porosia e Ramës! Nis lirimi i hapësirave publike në Vlorë, Dredha: Duhej bërë me kohë
05/07 13:18
Top News – Gjyqi ‘Partizani’ ndaj Berishës. PD-Shembull flagrant i standardit të drejtësisë
05/07 13:06
Top News- Hodhi inertet e hotelit në det/ Arrestohet inxhinieri i ndërtimit në Dhërmi
05/07 12:56
Top Channel/ Laborator falsifikimesh! Arrestohen babë e bir për falsifikim dokumentesh në Tiranë
05/07 12:42
Top Channel/ Bazë prostitucioni në Qerret! Arrestohen 2 kineze, procedohen 6 ‘klientë’ shqiptarë
05/07 12:31
Top Channel/ “Vere dhe Portokalle” ndez Fierin! Spektakël, humor dhe një kampion bote në skenë
05/07 12:30
Top News – Mbajti peng një vajzë në Astir/ Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën
05/07 12:24
Top Channel/ Sezoni i vjeljes së mjaltit! Bletarët në zonën e Fierit të kënaqur
05/07 12:23