Top Channel/5 mashtrimet e Mark Crawford! I përfshirë në tentativat e“rrëmbimit” të puseve të naftës
18/03/2023 20:44

Ish-Drejtuesi i Dhomës Amerikane Mark Crowford njëri prej zërave që u përdor më fort prej Sali Berishës dhe ndjekësve të tij, në ekspozimin e asaj që sipas ish-liderit të PD është një afer e thellë korrupsioni mes kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarit të lartë të FBI, Charles MCGonigal për vendburimet e naftës, vihet sot në diskutim. Mark Crowford u përdor nga opozita e “non gratës” duke thënë se nafta u është hequr amerikanëve për të kaluar në duart e rusëve. Por faktet tregojnë se vendburimet Gorisht-Kocul, Cakran-Mollaj dhe Ballsh Hekal u dhanë me koncesion nga Sali Berisha dhe u shtetëzuan nga qeveria e Edi Ramës. Që do të thotë se këto blloqe burimesh nafte janë në pronësi të shtetit dhe nuk i ka administruar për asnjë ditë asnjë kompani private. Kompania Stream Oil and Gas, regjistruar në ishujt Kaiman, e ish-bashkëjetuesit të Albana Vokshit dhe pranë familjes Berisha mori prej këtij të fundit në vitin 2007 vendburimet e naftës Gorisht-Kocul, Cakran-Mollaj, Ballsh-Hekal dhe Delvinë. Falë favorizimit të qeverisë Berisha, nga 2007 deri në 2013 ata krijuan 27 milion USD borxhe ndaj shtetit. Me ndryshimin e qeverisë, në fund të vitit 2014, me ndërhyrjen e Mark Crawford, kjo kompani ju shit biznesmenit amerikan Mitchell Malone, i cili zotëron kompaninë TransAtlantic Petroleum. Shumë shpejt, biznesmeni do të merrte vesh se ishte mashtruar nga shitësit shqiptarë dhe ndërmjetësi Crawford përveç 27 milion USD ndaj shtetit kishin fshehur 40 milion USD të tjera detyrime që Stream Oil i kthyer tanimë në TransAtlantic Albania kishte ndaj furnitorëve të tjerë privat. Ndryshe nga sa thotë Crawford, qeveria nuk përzuri miliarderin për t’ua dhënë blloqet e naftës rusëve por ishte ai që bindi biznesmenin amerikan që pasi kuptoi mashtrimin t’ua shiste kompaninë një grupi biznesmenësh shqiptarë të drejtuar nga Naim Kasa. Ky individ kishte marrë nga qeveria Berisha 9 vendburime tjera nafte në muajt e fundit të qeverisjes, edhe pse i akuzuar publikisht për vjedhje, falsifikime dhe mashtrime për të cilat dhe është arrestuar në vitin 2020. Albpetrol ndoqi gjithë procedurën ligjore duke i dhënë afat kompanisë për të shlyer detyrimet ndaj shtetit. Në kushtet e mos shlyerjes, në Janar 2017 vendburimet u shtetëzuan duke ju kthyer shtetit shqiptar. GBC Oil e Mark Crawford, Naim Kasës dhe Krezhnik Grezdas, e regjistruar në ishujt Kaiman inicioi një proces në arbitrazh kundër shtetit shqiptar. Ata kërkuan 113,mln USD dëmshpërblim dhe fitim të munguar nga prishja e marrëveshjes. Ndryshe nga sa thote Crawford, arbitrazhi u fitua nga qeveria shqiptare duke u konsideruar të drejta dhe të ligjshme vendimet për shtetëzimin e vendburimeve. Pretendimi i tyre për dëmshpërblim u rrëzua. Gënjeshtra e radhës e Crawford është deklarimi se pas vizitës në vitin 2018 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri Gjiknuri ja dha blloqet e naftës rusëve. Blloqet e naftës Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë, që prej Janarit 2017 kur u morën nga ata që i kishin keqmenaxhuar përfshirë edhe Mark Craëford dhe Sali Berisha vazhdojnë të jenë nën pronësi të shtetit shqiptar dhe nuk kanë kaluar asnjë ditë në duart e privatit.

Top News – Plagoset me thikë 19-vjeçari në Tiranë, arrestohet autori I ngjarjes
29/03 22:46
Top Channel/ Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, plagoset rëndë një person
29/03 22:35
Top News – Rama tregon hapat para të Shqipërisë, për përmirësimin e jetës demokratike
29/03 22:26
Top News – “Analfabetizmi politik, më i keq se ai real”, Rama i përgjigjet opozitës për pagat
29/03 22:22
Top Channel/ Dy të vrarë në Kavajë. Sherri banal përfundon në vrasje me armë dhe thikë
29/03 22:17
Top Channel/ Konflikti përfundoi me vdekjen e dy personave, pamje nga vendi i ngjarjes
29/03 22:05
Top Channel/ “Konflikti nuk ishte mbyllur”/ Vranë njëri-tjetrin pas debatit, fqinjët: Dëgjova të shtëna
29/03 21:50
Top Channel/ Vetëvrasje në Elbasan, 33-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor
29/03 21:11
Top Channel/ Rama në samitin e Demokracisë: Është bërë shumë punë, por duhet edhe më shumë
29/03 21:11
Top News – Blendi Fevziu për sulmin ndaj Top Channel: Akt i rëndë, ngjarja të mos mbetet enigmë
29/03 20:57
Top News – Vriten dy persona në Kavajë, u konfliktuan me njëri-tjetrin
29/03 20:50
Top Channel/ Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Kavajë, humbin jetën dy persona
29/03 19:41
Top Channel/ “Rritni pagat në ndërtim”/ Rama: Çmimet janë rritur, 32% e punëtorëve me pagë minimale
29/03 19:39
Top Channel/ Autobusët e shpejtë në Tiranë/ Veliaj prezanton projektin, në tre akse kryesore
29/03 19:21
Top News – Përnaska kandidon për Tiranën / Ish-deputetja garon nën siglën e PDIU-së
29/03 18:44
Top News – Shqiptarët po braktisin nga Greqinë!/ Nga Athina, në Londër, Berlin e Amsterdam
29/03 17:36
Top News – ‘Punë ka, por po ikin punonjësit’ – Rama për frenimin e emigracionit
29/03 17:28
Top News – Rama ‘dush të ftohtë’ biznesit-Jo më paga në të zezë, po grabisni pensionin
29/03 17:25
Top News – Rama ‘ndëshkon’ ndërtuesit – I përjashton nga tenderat, për pagat minimale
29/03 17:25
Top News-Universiteti Epoka sjell në Ballkanin Perëndimor gjashtë organizata globale të inxhinierisë
29/03 17:19