Top Channel/49 aksidente që nga nisja e këtij viti, ish-piloti jep arsyet pse po rritet rreziku
13/06/2025 22:49

Me plot 49 aksidente ajrore dhe mbi 250 viktima që nga fillimi i vitit 2025, një ish-pilot ka shpjeguar pse po rritet rreziku në transportin ajror. Teksa janë regjistruar 250 viktima, ndër ngjarjet më të rënda janë përplasja e një avioni të American Airlines me një helikopter ushtarak dhe rrëzimi i fundit i një fluturimi nga India drejt Londrës. Këto ngjarje kanë ngritur shqetësime te pasagjerët: A është ende e sigurt të fluturosh? Shawn Pruchnicki, ish-pilot i Delta Connection dhe tani ekspert në hetimin e aksidenteve ajrore, thotë se nuk është i befasuar nga rritja e aksidenteve. Ai, aktualisht profesor në Universitetin Shtetëror të Ohajos, kujton një incident të ngjashëm që e kishte përjetuar vetë në aeroportin JFK: “Refuzuam të kalonim në një pistë, edhe pse na ishte dhënë leje. Vetëm pak sekonda më pas, një Boeing 747 kaloi me shpejtësi përpara nesh. Po të kishim ndjekur udhëzimin, do ishim përplasur.” Dy problemet kryesore sipas tij janë mungesa kronike e kontrollorëve të trafikut ajror: “Janë të rraskapitur dhe e dinë se një gabim i vetëm mund të kushtojë jetë.” Si dhe punësimi i pilotëve me përvojë të pamjaftueshme: “Linjat ajrore po nxitin trajnimin e pilotëve me më pak orë fluturimi për të plotësuar boshllëqet. Kjo shton rrezikun.” Megjithatë siguria në fluturim mbetet në nivele relativisht të larta. “Na duhen investime në teknologji që e përforcojnë rolin e njeriut, jo që e zëvendësojnë atë”-sugjeron eksperti. Ai thekson se rreziku nuk qëndron në një gabim të vetëm, por në një sistem të tërë nën presion: staf i pamjaftueshëm, trajnim i dobët dhe trafik ajror gjithnjë në rritje.

Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06
Top News – ‘Marrëveshje e madhe dhe e bukur’…për Ukrainën, Trump: Do përfshijë gjithë Evropën
06/11 12:05
Top Channel/ Kaos në qiejt e Europës, alarm për bombë në 27 avionë: Ngrihen në ajër bombarduesit!
06/11 11:40
Top Channel/ Paraguai në kaos financiar. Skandali bankar prek 3 milionë qytetarë
06/11 11:28
Top Channel/ “Zgjedhjet u vodhën”, Trump: “Wall Street ra pwr fajin e atyre që votuan demokratët”!
06/11 11:16
Top News – Arabët mbështesin rivalin e Netanyahut / Bibi humbet mbështetjen e ultra-ortodoksëve
06/11 11:10
Top News – Ndihmojnë fermerët palestinezë / Ish gjeneralët izraelitë dënojnë dhunën e kolonëve
06/11 11:06
Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12