Një ngjarje kriminale në familje është parandaluar në qytetin e Tiranës, ku në pranga ra një 46-vjeçar. 46-vjeçari F. H pasditen e djeshme, në rrugën “Mark Bajraktari”, ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe bashkëshortes së vëllait të tij, si dhe i ka kanosur ata me sëpatë. Është dashur ndërhyrja e policisë që ta neutralizonin dhe të shpëtonin familjarët e tij.