14 pelegrinë, shtetas jordanezë kanë ndërruar jetë gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite, për shkak të të nxehtit përvëlues. Njoftimin e bëri Ministria e Jashtme e Jordanisë, e cila foli edhe për 17 të zhdukur. Kryqi i Kuq iranian konfirmoi po ashtu vdekjen e pesë pelegrinëve nga irani, por pa përmendur arsyet.