Shqipëria po përballet me një krizë ekzistenciale të forcës së punës, ku pothuajse 40% e potencialit njerëzor tashmë ka zgjedhur të ndërtojë jetën jashtë kufijve. Raporti Vjetor i Bankës së Shqipërisë për vitin 2025 ka ngritur tashmë edhe me shifra shqetësimin e emigracionit duke e klasifikuar jo thjesht si një plagë sociale, por si një rrezik që po godet rritjen ekonomike dhe po destabilizon shumë sektorë në vend.