Katër nga 26 vatrat e raportuara gjatë 24 orëve të fundit mbeten aktive, ndërsa dy të tjera janë nën mbikëqyrje. Situata më problematike paraqitet në Malin e Dajtit, ndërsa zjarre aktive ka edhe në Dibër. Në terren janë 315 forca dhe katër helikopterë. Ndërkohë, tërmeti 4.7 pranë Delvinës nuk shkaktoi dëme.