Të them të vërtetën, duket si mrekulli, sepse nuk mund t`i vendosësh emër tjetër. Nuk ma merrte mendja që do të ishin ende gjallë, jam kaq e lumtur kur dëgjova lajmin që u gjetën dhe janë të sigurtë. Gati 40 ditë nga rrëzimi i avionit me të cilin udhëtonin, ku humbën jetën tre të rritur përfshirë nënën e tyre dhe pilotin, katër fëmijë nga një komunitet indigjen në Kolumbi janë gjetur të gjallë në jug të vendit.