Top Channel/ 4.7 miliardë lekë borxh në tatime, Drejtoria e Përgjithshme: Paguani që të shmangni sanksionet
02/06/2025 19:44

4.7 miliardë lekë detyrime të papaguara janë evidentuar nga administrate tatimore në muajin muaj nga të gjithë individët dhe bizneset të cilët nuk i kanë shlyer në kohë. Rritja e borxhit tatimor si pasojë e detyrimeve të pashlyera nga tatimi mbi vlerën e shtuar, tatimit mbi fitimin dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore ka nxjerrë së fundmi Drejtorinë e Përgjithshme e Tatimeve në një tjetër vendim drejtuar subjekteve në vend. “Me qëllim informimin e tatimpaguesve dhe shmangien e masave shtrënguese të panevojshme, Administrata Tatimore u bën thirrje tatimpaguesve të shlyejnë detyrimet tatimore brenda afateve ligjore!”, thotë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Mungesa e likuiditetit të subjekteve, kontrollet tatimore por dhe pritshmëritë për një paqe fiskale por dhe faljesh borxhesh edhe në muajin zgjedhor kanë ndikuar në rritjen e detyrimeve të papaguara. Për këtë arsye administrata tatimore u drejtohet me një thirrje. “Gjithashtu, Administrata Tatimore informon se deri në hyrjen në fuqi të ligjit për faljen e detyrimeve tatimore, si pjesë e paketës së paqes fiskale, tatimpaguesit janë të detyruar të shlyejnë detyrimet tatimore për të shmangur masat shtrënguese.”, thuhet më tej. Sektorët me peshën më të lartë të detyrimeve janë Ndërtimi, Shërbimet, Tregtia dhe Prodhimi. Në fund të vitit 2024 detyrimet e papaguara arritën 162.5 miliardë lekë (1.62 miliardë euro), një rritje prej 4.7% krahasuar me një vit më parë. Mospagimi në kohë i detyrimeve sipas Tatimeve do të shoqërohet jo vetëm me gjoba dhe kamatëvonesa, por edhe me masa shtrënguese, të cilat vështirësojnë zhvillimin e aktivitetit ekonomik të bizneseve.

Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25
Top Channel/ Nis rivlerësimi i pronave, si përllogaritet diferenca për qytetarët
26/02 15:27
Top Channel/Euro po prek fundin, remitancat e turizmi “rrëzojnë” monedhën europiane në minimum të ri
21/02 19:57