Të paktën 380 vetë me 8 deri në 10 gomone kaluan brenda të djelës La Manshin, cka e bën këtë ditën më të ngarkuar të kalimeve të paligjshme nga Franca drejt Anglisë që prej fillimit të vitit, sipas shtypit britanik. Edhe mëngjesin e sotëm ka pasur raportime për disa varka të tjera, të cilat nuk kishin mbërritur ende në ujrat angleze.