Një infermiere britanike dhe influencuese në Instagram, e cila u dënua pasi u kap duke tentuar të fuste në Mbretërinë e Bashkuar 32 kilogramë kanabis me vlerë rreth 160 mijë paund, është lejuar të mbajë licencën e saj profesionale. Levi Whalley, 32 vjeçe nga Blackburn, u arrestua në dhjetor 2023 në Aeroportin e Birminghamit, së bashku me shoqen e saj Sophie Bannister, pasi autoritetet kufitare zbuluan drogën në bagazhet e tyre, shkruan The Sun.