Bashkimi Europian dhe një sërë institucionesh të tjera financiare do të mbështesin me rreth 368 milion euro projektin rehabilitues hekurudhor Vorë – Hani i Hotit, i cili përshkon veriun e vendit. Gjatë këtij viti pritet të mbyllen procedurat e prokurimeve, ndërsa në 2025-ën do të nisin punimet. Në projektin e ri është parashikuar zgjerimi i trasesë dhe ndërtimi i 12 urave të reja për të akomoduar vagonët e rinj elektrik dhe siguruar shpejtësi maksimale deri në 120km/h. Ky projekt infrastrukturor e afron Evropën edhe me pranë Shqipërisë