Top Channel/ 35-vjetori i Partisë Socialiste në Durrës, Rama: Nëse jemi më afër BE sot, arsyeja PS
25/05/2026 19:11

Partia Socialiste zhvilloi një event për 35-vjetorin e krijimit në Durrës. Në këtë event morti pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, i cili tha se Shqipëria është afër BE-së vetëm falë punës së PS. “Së pari, shumë faleminderit për këtë mikpritje edhe me keqardhjen që shumë njerëz ishin jashtë dhe në pamundësi të hynin brenda, pasi salla ishte e mbushur plot. Besoj që në këtë përvjetor janë shumë ata të cilët janë pjesë e kësaj historie. Janë pjesë e këtij rrugëtimi, pjesë e këtij kremtimi, pavarësisht se sa mund të bien në një sallë, ose përreth një salle. Ky përvjetor, për ne është një moment i rëndësishëm, jo thjesht për të kujtuar një datë, por për t’u ndalur në një stacion. Duke kthyer kokën pas, për të vlerësuar të gjithë ata që i dhanë PS aq sa mundën, kurdo që mundën, kudo ku mundën dhe siç edhe doli nga fjalët e tyre këtu, në një kohë dhe në momente të caktuara që për shumëkënd në këtë sallë, sot janë tërësisht të paimagjinueshme. Është e paimagjinueshme sot që të duash të mblidhesh dhe të mos lejojë policia të mblidhesh. Por ky ka qenë realiteti i atyre që morën kurajën të themelojnë PS, sidomos në territore ku thjesht emri i PS krijonte reaksion negativ. Megjithatë, sot ne ia vlen të ndalemi në stacion për faktin se gjatë gjithë këtyre viteve, në një mënyrë ose në një tjetër, rrugëtimi i Shqipërisë u njësua me rrugëtimin e PS, dhe ky është fakt, sepse nëse Shqipëria sot është një Shqipëri tjetër, kjo është në radhë të parë puna, vepra dhe merita e familjes së madhe të socialistëve dhe progresistëve shqiptarë. Historia e PS është historia e një transformimi të brendshëm në funksion të një vendi që duhej transformuar. PS u bë zëdhënësja e nevojave të vendit dhe njëkohësisht edhe fuqia që i adresoi ato nevoja. Sot është e paimagjinueshme që të flitet për një vend në kërkim të një stabiliteti të arsyeshëm. Dje nuk ishte kështu, dje ishte një kërkesë themelore e vendit për këtë. Kur Shqipëria pati nevojë për stabilitet, ishte PS që e mishëroi dhe e garantoi atë stabilitet. Kur Shqipëria pati nevojë për t’u ringritur nga dështimet e mëdha, ishte PS ajo që e ringriti. Kur Shqipëria kishte nevojë për të ndërmarrë reforma të rëndësishme, ishte PS që ia dha Shqipërisë këtë kurajë për të ndërmarrë këto reforma. Nëse sot Shqipëria është më afër se kurrë BE-së, ka vetëm një arsye të madhe, që është forca, përkushtimi dhe puna e PS”, tha Rama.

Top News – Transferimi i Veliajt në Fier. PS e PD në këshillin bashkiak kërkojnë transparencë
29/10 19:48
Top News – PS kërkon përjashtimin e Berishës. 10 ditë për kreun e PD, 60 për 6 deputetë të tjerë
29/10 16:38
Top Channel/ Përplasje në PS për transferimin e Veliajt, Çuçi i kërkon dorëheqjen ministrit Gogu
29/10 15:21
Top Channel/Kaos e flakadanë në Kuvend. PS siguron 84 vota për ligjin që i jep imunitet Guvernatorit
29/10 15:20
Top Channel/ Nga votimi te Veliaj dhe data e zgjedhjeve, Balla: Përjashtojmë vetëm 2 majin sepse…
29/10 13:34
Top Channel/ Sot protestë paqësore! Demonstruesit u mblodhën para Ministrisë së Arsimit
29/10 12:45
Top Channel/ Protestën e vijon PD në Kuvend! Përplasje gjatë seancës. Opozita bllokon foltoren
29/10 12:44
Top Channel/ Përjashtohen deputetët e PD, ndezën flakadanë e bllokuan foltoren e parlamentit
29/10 12:13
Top channel/ Vijojnë tensionet në Kuvend, Peleshi përjashton 4 deputetë të PD-së
29/10 12:04
Top channel/ Kryeministri Rama largohet nga parlamenti, deputetët e PD hedhin sende të forta
29/10 11:36
Top channel/ Tensionet në Kuvend, Kuvendi miraton me 84 vota pro pr/ligjin për Bankën e Shqipërisë
29/10 11:28
Top Channel/ Tension në Kuvend, deputetët e PD ndezin flakadanë, kaos në sallë
29/10 11:16
Top channel/ Kaos në Kuvend, deputetët e PD-së tentojnë ti afrohen Peleshit
29/10 11:07
Top Channel/ Berisha nuk lëshon foltoren, Peleshi ndërpret seancën sërisht
29/10 10:53
Top Channel/ “Meritojnë plumbat e gomës” Peleshi i heq fjalën Berishës, ndërpret seancën
29/10 10:42
Top Channel/ “Mos bllokoni foltoren” Peleshi vijon me seancën parlamentare, opozita në këmbë
29/10 10:31
Top Channel/ Policia gardh metalik te Kuvendi, janë paralajmëruar protesta
29/10 09:43
Ngjela shkatërron Ramën me deklaratën e fortë: Fundi i tij vjen nga ndërkombëtarët?!
28/10 21:37
Top News – Mesazhi i Ramës për studentët: I di vështirësitë tuaja, por s’e njoh gjuhën e dhunës
28/10 18:00
Top News – Dy socialistë takojnë Metën. Deputetët e komisionit ‘Xhafaj’ e vizitojnë në qeli
28/10 17:59