Top Channel/ 35 milionë euro fitim nga Kanye West, Gonxhe: Turi më i bukur botëror
30/07/2026 20:07

35 milionë euro fitim për vendin tonë është rezultati i koncertit të Kanye West në Tiranë, për të cilin qeveria akordoi mbi 4 milionë euro, sipas ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sporteve. Organizimi me sukses i eventit, tha Gonxhe, na ofron mundësi për të mirëpritur edhe këngëtarë të tjerë të njohur ndërkombëtarisht. “Efekti ekonomik është llogaritur nga disa referenca, kudo ka një sjellje të amatorëve, dashamirës të tyre që njihen për llojin e shpenzimeve. Është turi më i bukur botëror i këtij viti. Hotelet, shtëpitë ishin sold out. Ishin spektatorë të huaj që na dhanë një impuls shumë të madh ekonomik. Madje, kemi pasur rritje edhe të vizitave në monumente. 1000 vende pune me 1 mijë euro pagë. Kanë qenë mbi 300 trajlerë që kanë ardhur”, tha ministri Blendi Gonxhe. Në një konferencë për mediat, ministri komentoi dhe rënien e ritmit të rritjes së numrit të turistëve në qershor, duke i gjetur shkaqet te situata politike dhe protestat. “Ra me 1.3 për qind ulje krahasuar me qershorin e kaluar dhe kjo të mos ketë të paktën si indicie kryesore situatën politike. Nuk duam të hyjmë në hakun e protestës, por ky është fakti. A është e nevojshme të tendoset korda aq fortë, pse duhet që nga një pakicë e vogël të lejohet të shkojë në dhunë? Kjo përshkallëzohet kur policët duhet të mbrohen. Dhe ata që na shohin, thonë: para Shqipërisë, shkoj në Mal të Zi apo Greqi, kur nuk kam probleme me rendin apo sigurinë. Mos të harrojmë që patëm tentativa sulmi ndaj ekonomisë së mikpritjes, me sulmet e review. Del jashtë çdo logjike dhe çdo arsye”, tha ministri Blendi Gonxhe. Ministri quajti ekstremistë dhe radikalë një pjesë të protestuesve, duke i konsideruar shkaktarë të dëmtimit të ekonomisë së vendit. “Ç’të bëjmë ne që një pjesë e madhe e tyre nuk kanë votuar ndonjëherë. Ne nuk mund ta mendojmë Shqipërinë që të jetë në dorë të rastësisë. Janë 20 çupa dhe çuna dhe pastaj pas janë ata nxitësit që ju i keni dëgjuar vetë. Janë njerëzit e Arlindit, Agronit… Ai që thotë ‘bjerini’ është njëri që del në podcast, që thotë: do e marrin zvarrë kryeministrin dhe do e vrasin. A ka një kufi si mund të ndikojë shoqëria?”, tha ministri Blendi Gonxhe. Në daljen për mediat, Blendi Gonxhe njoftoi vendimin e Këshillit të Ministrave për të miratuar Strategjinë Kombëtare të Kulturës 2026–2030, që synon të forcojë rolin e kulturës, duke nisur nga rishikimi i plotë i kuadrit ligjor kulturor dhe i ligjit për artin dhe kulturën, modernizimin e normave dhe mbrojtjen e trashëgimisë, si dhe vendosjen e statusit të artistit si një kuadër ndërsektorial. Strategjia promovon turizmin kulturor që shkon përtej monumenteve.

Top Channel/ 35-vjeçari i vë flakën banesës së prindërve të bashkëjetueses së tij, vdes çifti…
14/10 14:52
Top Channel/ Përshkallëzohen tensionet, protestuesit djegin Ministrinë e Arsimit, policia hedh…
14/10 14:39
Top Channel/ Të maskuar dhe në grup, momenti kur të rinjtë hedhin tulla në institucionin bankar
14/10 14:27
Top Channel/ Gjyqi i themelit, Beqaj në GJKKO, pritet shtyrja e seancës për…
14/10 14:26
Top Channel/ Godet xhamin, vijojnë tensionet në Rrugën e Durrësit, protestuesit sulmojnë një bankë
14/10 14:25
Top News – Protesta e studentëve, BE bën thirrje për qetësi: Vetëpërmbahuni nga aktet e dhunës
14/10 14:23
Top Channel/ Pas bashkëshortit, paraqitet në SPAK edhe ish-ministrja Olta Xhaçka
14/10 14:13
Top News – Zjarr dhe thyerje xhamash/ Revolta e studentëve, 16 të arrestuar, 49 nën hetim
14/10 14:04
Top Channel/ Studentët përzënë nga protesta deputetin demokrat, i hedhin ujë
14/10 14:01
Top Channel/ Ish-deputeti i PS-së sërish në SPAK, Gaçi asnjë koment për arsyet e marrjes në pyetje
14/10 13:58
Top Channel/ Protesta e Studentëve, deputetët demokratë i përzejnë nga tubimi, shihni…
14/10 13:56
Top Channel/ Pamje me dron, përplasjet e policisë dhe protestuesve, barrikada e kangjellave në mes
14/10 13:55
Top Channel/‘Rruga e Durrësit’ në shesh ‘lufte’, shkulen semaforët dhe kangjellat, digjen koshat…
14/10 13:39
Top Channel/ Jo vetëm ujë, autobotët e policisë spërkasin protestuesit me një solucion blu
14/10 13:37
Top Channel/ Protestuesi ndjehet keq, deputeti demokrat i jep ndihmën e parë
14/10 13:29
Top Channel/ Protesta e Studentëve, policia hedh lëng me ngjyrë blu në drejtim të protestuesve
14/10 13:25
Top News – Protesta e studentëve, policia i shpërndan, ata rigrupohen
14/10 13:22
Top Channel/ Autoboti hedh ujë për të neutralizuar protestën, momenti kur policia shoqëron 4 persona
14/10 13:11
Top Channel/ Grabitja, tre veta në kërkim! Mes të dyshuarve një 21-vjeçare, në makinë u gjetën..
14/10 12:56
Top Channel/ Kangjella e kosha mbeturinash në flakë, nis përplasja me protestuesve dhe policisë
14/10 12:54