Top Channel/ 34 akuza për Donald Trump. Ish presidenti shpallet i pafajshëm përpara gjykatës
04/04/2023 23:30

Një ditë historike për politikën në SHBA, pasi ish-presidenti Donald Trump bëhet i pari në histori që akuzohet penalisht. Ish-presidenti u pa brenda gjykatës për herë të parë që nga njoftimi zyrtar i akuzave shoqëruar nga forca të shumta policore dhe shërbimi sekret. Përpara kamerave ai përshëndeti me grusht mbështetësit e tij, të cilët ndodheshin përpara gjykatës, ndërsa injoroi mediat. Më pas ai u drejtua për t’u përballur me gjyqtarin në seancën me dyer të mbyllura. Ish-presidenti u pa i ulur me ekipin e tij ligjor brenda sallës së gjyqit. Në gjykatën e Manhatanit atij iu paraqitën 34 vepra penale, duke përfshirë falsifikimin e të dhënave të biznesit dhe të dhënave financiare. Trump i mohoi të gjitha dhe u shpall i pafajshëm. Trump po përballet me akuzat që lidhen me pagesat e bëra gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 për të blerë heshtjen e një aktoreje të filmave pornografikë, me të cilën thuhej se kishte pasur një marrëdhënie jashtëmartesore. Ai akuzohet se nëpërmjet një skeme fiktive pagoi ish-avokatin e tij Michael Cohen, që t’i mbyllte gojën Daniels, ndërsa faturat i shënonte si shërbime ligjore. Kjo është akuza kryesore në çështjen ndaj tij, ndërsa dyshohet edhe se theu ligjet elektorale të Nju Jorkut. Në një ditë historike ai mbërriti në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhattanit, ku kreu procedurat ligjore, mori shenjat e gishtërinjve e më pas u paraqit në gjykatë përpara prokurorëve. Para arrestimit Trump, i dërgoi një mesazh me anë të postës elektronike të gjithë ndjekësve të tij, të titulluar “E-maili im i fundit para arrestimit”. Ai u kërkoi përkrahësve ta ndihmojnë “në shpëtimin e Amerikës” duke bashkangjitur një link për mbledhje të fondeve presidenciale. Ish-presidenti republikan i ka quajtur akuzat “persekutim politik” dhe ka parashikuar se kjo do t’i dëmtojë demokratët në zgjedhjet e vitit 2024. Shtëpia e Bardhë reagoi në lidhje me çështjen. Përmes një deklarate për mediet, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre deklaroi se: “Presidenti do të përqendrohet te populli amerikan siç bën çdo ditë. Kjo nuk është diçka që është në fokus për të”. Përveçse gjyqi i parë ndaj një ish-presidenti, kjo është hera e parë që edhe një prokuror me ngjyrë, Alvin Bragg trajton një çështje të këtyre përmasave.

Top News- Paqja dy javore SHBA-Iran/ Çfarë përfshin plani 10 pikësh për armëpushim
08/04 10:20
Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30