Top Channel/ 31 mijë pasagjerë në një ditë! 2025 nis e vrullshme në Aeroportin “Nënë Tereza”
06/01/2025 20:05

Me mbarimin e festave nuk ka mbaruar fluksi i udhëtarëve në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës. 31 mijë pasagjerë vetëm në 3 janar; është ky rekordi i ri i arritur në Rinas në këto ditë të para të 2025 me gjithsej 780 fluturime, një tregues ky për një vit edhe më të suksesshëm. Vizioni i Kastrati group premton zhvillim të mëtejshëm në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës, ku do të vazhdojnë investimet për të tejkaluar arritjet e 2024; me shifrën e mbi 10 milionë pasagjerëve. Kjo skuadër e madhe, e përkushtuar në sektorin ajror është e qartë mbi objektivat e reja. “Po përgatitemi për një vit të ri të ngarkuar. Plani ynë për 2025 është të arrijmë 12 milionë pasagjerë, pra të vazhdojmë rritjen, por këtë vit pak më ngadalë, pasi duhet të përfundojmë të gjitha punimet që kemi nisur në 2024: zgjerimin e terminalit, zgjatjen e pistës, përgatitjen për fluturime edhe më të gjata, ndoshta drejt Amerikës së Veriut në kohë direkte. Dhe siç shohim e tani, mund të themi që aeroporti është gjithmonë plot, falë investimeve të grupit Kastrati. Më 3 janar kemi kaluar 30,000 pasagjerë, që në të kaluarën ishte kulmi gjatë verës. Më shumë se 300,000 persona udhëtuan gjatë festave, kështu që ne jemi shumë të zënë, dhe për këtë dua të falenderoj stafin, sepse po bëjnë një punë të shkëlqyer”. TIA në suksesin e arritur deri më tani me mbi 135 mijë pasagjerë në këtë fillimvit, synon rritjen e vazhdueshme me më shumë destinacione të reja, shërbime më të avancuara teknologjike dhe projekte të reja infrastrukturore.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06