Top Channel/ 300 vende të lira në polici. Rama apel të rinjve të aplikojnë për shkollën bazë
04/11/2023 22:07

Në shkollën bazë të policisë për “Patrullën e Përgjithshme” janë hapur aplikimet për 300 vende të lira. Përmes një postimi në rrjetet sociale Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje të rinjve deri në moshën 30 vjeçare, që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e saj. “Ka një sfidë që të thërret. Sfida për të krijuar një të nesërme më të mirë. Një Shqipëri më të sigurt. Kërkojmë 300 aplikantë për t’ju bashkuar Patrullës së Përgjithshme. Aplikimet janë të hapura prej 2 nëntorit deri më 30 nëntor”, shprehet Rama në postimin e tij. Rama njoftoi po ashtu se aplikimet bëhen pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ndërsa kriteret e kërkuara për t’u pranuar në shkollën bazë të policisë, janë mosha jo më shumë se 30 vjeç, gjatësia jo më pak se 165 cm për djemtë dhe jo më pak se 160 cm për vajzat. Aplikanti nuk duhet të jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit dhe strukturat e tjera të sigurisë kombëtare. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën. Të ketë mbaruar të paktën arsimin e mesëm. Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi ose të një kundërvajtjeje penale me dashje. Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit, të tipit “B” si dhe të jetë i pajisur me vërtetim besueshmërie.

Top Channel/ Berisha “gjen” kush e përçau protestën, thirrje gjithë politikës: Bashkohuni
31/10 22:35
Top Channel/ Studentët përplasen me deputetët e PD-së: Nuk duam persona që…
31/10 20:25
Top Channel / Tensione te Kryeministria, policia bën thirrje për hapjen e rrugës
31/10 20:09
Top News – Erdogan takon Zelenskyn. ‘Jam i gatshëm të ndërmjetësoj, do flas edhe me Putin’
31/10 20:00
Top Channel/Avokatit i ndalohet takimi me Veliajn: U justifikuan me mungesën e personelit dhe orarin
31/10 19:49
Top Channel / Plagos me thikë dy efektivë, 47- kishte hedhur edhe benzinë mbi makinë një të riu
31/10 19:48
Top Channel / “LVV jo në protestat e Tiranës”, Kurti: S’jemi rivalë të Shqipërisë
31/10 19:40
Top Channel / Protesta ndan PD me studentët, përplasje mes demokratëve, të rinjve dhe policisë
31/10 19:37
Top Channel/ “Policet” vijnë në protestë! Të veshura si efektive, të rejat bashkohen në Kryeministri
31/10 19:34
Top News – Nuk u lejua të takohej me Veliajn. Ndrecaj: Po pengohem në detyrën time, të merren masa
31/10 19:27
Top News- Policia ‘kursen’ gazin lotsjellës. Shiu fik tensionet në protestën kombëtare të së shtunës
31/10 18:56
Top Channel/ Forca të shtuara policie dhe një makinë ujehedhëse te Gjykata e Lartë
31/10 18:32
Top News – Tensionet në protestë, policia nis shoqërimet, media nuk lejohet të kalojë
31/10 18:18
Top Channel/ Gjekmarkaj “Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së”
31/10 18:11
Top Channel/ Protestuesit kanë hedhur moltov te “Myslym Shyri”, policia në ndjekje të tyre
31/10 18:05
Top Channel/ Droni që filmonte tensionon protestën para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:59
Top Channel/ Tension para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:45
Top Channel/ “Respektoni perimetrin e sigurisë” policia paralajmëron protestuesit te Kryeministrisa
31/10 17:36
Top Channel/ Protestuesi luan me çadrën, të tjerë gjuajnë me llastiqe drejt Kryeministrisë
31/10 17:16
Top Channel/ Ujë me presion drejt protestuesve në Bulevard, shtohen forcat e policisë
31/10 17:11