Kanë kaluar saktësisht 30 vite, por për prindërit e 13 nxënësve që humbën jetën në ujërat e Liqenit të Prespës më 7 maj 1996, koha duket se ka ndaluar. Sot, në ambientet e shkollës "14 Engjëjt" në Buçimas emër i vendosur në kujtim të viktimave familjarë dhe nxënës u mblodhën për të nderuar kujtimin e fëmijëve që nuk u kthyen kurrë nga ai eskursion fatal.