Top Channel/ 3 maji, dita e medias-Sa e vështirë të thuash të vërtetën!
03/05/2021 15:22

Dita ndërkombëtare e Lirisë së Medias kremtohet përvit në 3 maj, me qëllimin të sjellë në vëmendje punën e gazetareve e të nxjerrë në pah vështirësitë e mëdha me të cilat ata ndeshen në përpjekjet për të treguar të vërtetën. Dicka jo fort e lehte kjo, dhe arsyeja përse reporterët kërkojnë një nivel lirie i cili u garantohet normalisht në kushtetutat e vendeve të ndryshme demokratike në botë si edhe nga deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut e OKB-së. Por si u caktua kjo ditë? Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e shpalli 3 majin si ditën e lirisë së shtypit në vitin 1993. Ky hap u hodh pas rekomandimit të bërë në vitin 1991 në sesionin e 26-të të konferencës së përgjithshme të UNESCO-s. Një ditë e tillë ka domethënie të vecantë për komunitetin e gazetarëve nëpër botë, pasi kremton garantimin e mbrojtjes dhe sigurisë së shtypit të lirë përballë sulmeve ndaj tij, krijon mundësinë e diskutimit të etikës mediatike dhe lartëson figurën e reporterëve që humbën jetën në kërkimin e së vërtetës. Këto ditët e fundit, një studim i realizuar në Delhi tregoi se vetëm gjatë muajit prill, 101 gazetarë që mbulonin pandeminë vdiqën dhe vetë nga Covid 19, shumica e tyre në rajonin e Utar Pradeshit. Në Mianmar, ku po sundon junta ushtarake, gazetarët që dokumentojnë protestat përndiqen e arrestohen. “ Unë mund të vdes nesër në rrugë. Mund të më qëllojnë, nuk i dihet c`ndodh”, it ha CNN-it gazetari Ye Wint Thu, i cili rrëfeu se një burim i veti e kishte paralajmëruar që do ta arrestonin dhe arriti të largohej në kohë. Pavarësisht rrezikut që i kanoset megjithatë, ai është i vendosur të tregojë të vërtetën, ndaj edhe nga arratia, vazhdon raportimet.

Top News- Trump ultimatum kontrollorëve të trafikut ajror: Kthehuni në punë ose do t’ju ulet paga
10/11 23:00
Top News- Trump kërcënon BBC me padi prej 1 miliard dollarësh – Jep afat deri të premten
10/11 22:45
Top News- Imazh mahnitës i vullkanit Kilauea në Hawaii: Shatërvan lave mbi 300 metra i lartë
10/11 22:31
Top News- Liban: Breshëri bombardimesh kundër pozicioneve të Hezbollahut
10/11 22:30
Top News- Aeroplani bie lagjen plot me njerëz në Florida, po transportonte ndihma në Xhamajkë
10/11 22:29
Top Channel/ E vërteta falë “Google Earth”, zbulohet trupi i postierit të zhdukur 7 vite më parë
10/11 22:24
Top Channel/ Përplasja e bandave rivale në një burg në Ekuador, 31 të vdekur e dhjetëra të plagosur
10/11 22:23
Top Channel/ Sarkozi reagon pas daljes nga burgu, ish-presidenti: Fundi i historisë mbetet për…
10/11 22:22
Top Channel/ “Heq magjinë”, zbulohet skandali i priftit që shiste kokainë, e fshihte në…
10/11 22:21
Top News- Lirohet nga burgu Sarkozy, ish-presidenti francez lë qelinë pas tre javësh
10/11 22:10
Top News- Shpërthen makina në semafor, tetë viktima dhe shumë të plagosur…alarm në Indi
10/11 21:46
Top News – Presidentë apo këngëtarë…Nga videot te albumet, një garë presidenciale muzikore
10/11 15:27
Top News- Luan basketboll me komandantët amerikanë / Lideri sirian në SHBA, rebeli që u bë president
10/11 15:23
Top News – Ish presidenti në liri me kusht / ‘Burgu ishte një makth’, Nicolas Sarkozy lë qelinë
10/11 15:18
Top News – Trump fal Rudy Giulianin dhe 76 të tjerë / Tentuan të përmbysnin rezultatin e zgjedhjeve
10/11 15:17
Top Channel/ Vetëm tre javë në qeli, apeloi vendimin: Lirohet me kusht Nicolas Sarkozy!
10/11 15:15
Top News – ‘Rrëzohet’ miti, kafeja mbron zemrën / Studimi amerikan: ‘Lufton’ rrahjet e parregullta
10/11 15:13
Top News – Rënia e ‘Dr.Jo’ së Putinit / Lavrov në azil, çfarë po ndodh në majat e Kremlinit?
10/11 15:12
Top Channel/ Danimarka, dorë të hekur me rrjetet sociale: S`ka më përdorim nën 15 vjeç!
10/11 15:07
Top Channel/ Foli për Trumpin, Zelenskyt i fiken 2 herë dritat gjatë intervistës për The Guardian!
10/11 14:23
BILETA Portokalli - Bileta