Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për protestën e zhvilluar nga qytetarët, duke e cilësuar atë si një moment që kreu i qeverisë po e përjeton si një “Vaterlo” politike. Në një videomesazh, Berisha tha se protesta masive para Kryeministrisë ishte një ngjarje historike dhe sipas tij përbën një goditje të fortë politike për qeverinë.