Top Channel/ 3.5 milion $ një dozë. FDA miraton ilaçin më të shtrenjtë në botë për mpiksjen e gjakut
24/11/2022 18:53

Shtetet e Bashkuara kanë miratuar një medikament për mpiksjen e gjakut i cili kushton 3.5 milionë dollarë për dozë – duke e bërë atë ilaçin më të shtrenjtë në botë. Hemgenix është një trajtim intravenoz për hemofilinë B, një çrregullim në të cilin njerëzit nuk prodhojnë një proteinë të nevojshme për të krijuar mpiksje gjaku dhe për të kontrolluar gjakderdhjen. Hemofilia B përbën 15 për qind të pacientëve me hemofili dhe është e përhapur në rreth një në 40,000 njerëz, kryesisht meshkuj. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi Hemgenix të martën, duke thënë se "përfaqëson përparim të rëndësishëm në zhvillimin e terapive inovative për njerëzit e prekur nga sëmundja". Vlerësohet se rreth 16 milionë njerëz në SHBA dhe Evropë kanë hemofilinë B, ndërsa hemofilia A prek katër herë më shumë. Prodhuesi i barnave CSL Behring njoftoi çmimin prej 3.5 milion dollarësh menjëherë pas miratimit nga FDA. Ai pretendon se ilaçi përfundimisht do të reduktonte kostot e kujdesit shëndetësor, sepse pacientët do të kenë më pak incidente të gjakderdhjes dhe do të kenë nevojë për më pak trajtime të koagulimit. Pamjet: AFP

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50