Top Channel/ 29 viktima nga bombardimet. Konflikti Izrael-Palestinë, kërkohet armëpushim
11/05/2023 23:11

Të paktën 29 persona raportohet se janë vranë gjatë bombardimeve mes forcave izraelite dhe militantëve të Gazës. 28 prej viktimave, shumica prej të cilëve civilë, janë nga radhët e palestinezëve dhe vetëm një izraelitë. Nga sulmet ajrore të ushtrisë izraelite gjatë tre ditëve të fundit, janë vrarë dhe disa fëmijë, raportuan forcat palestineze. Ndërkohë forcat militante u kundërpërgjigjën duke lëshuar raketa. Pavarësisht tentativave të qeverisë së Egjiptit për të rivendosur armëpushimin, të dyja kampet kanë vijuar ofensivat. Lidhur me situatën e tensionuar, Bashkimi Evropian bëri thirrje për ndalim të menjëhershëm të sulmeve. "Ne kërkojmë një armëpushim të menjëhershëm gjithëpërfshirës që do t'i japë fund operacioneve ushtarake izraelite në Gaza dhe lëshimit të raketave aktuale kundër Izraelit, gjë që është e papranueshme," tha në një deklaratë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell. Ndërkohë edhe shumë shtete të tjera kërkuan që gjakderdhja mes dy vendeve të ndalet menjëherë. Si pasojë e sulmeve, të gjitha dyqanet në Gaza u mbyllën ndërsa shumë njerëz braktisën banesat. Forcat militante thanë se mes personave të vrarë ishin dhe disa udhëheqës ushtarakë. Kurse ushtria izraelite tha se kishte qëlluar 166 baza ku strehoheshin forcat islamike në të gjithë Gazën. Pamjet: AFP

Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20