Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 27 vatra zjarri, prej të cilave pesë mbeten aktive, ndërsa dy të tjera janë nën monitorim. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 371 forca operacionale dhe 42 automjete zjarrfikëse.