Top Channel/ 250 mijë njerëz në shesh, protestat trembin Merz në Gjermani
03/02/2025 23:00

Gjermania është në mes të një periudhe politike të tensionuar, e cila ka marrë një kthesë të fortë pas protestave të fundit kundër bashkëpunimit të mundshëm mes CDU-së dhe AfD-së. Pas një mocioni të miratuar javën e kaluar në Bundestag për emigrantët, që përfshinte mbështetje nga të dyja partitë, lideri i CDU-së, Friedrich Merz, dha një mesazh të qartë të hënën në mbrëmje: “Ne nuk do të bashkëpunojmë me AfD-në, as para dhe as pas. Asnjëherë.” Ky deklarim i Merz, i mbajtur gjatë një kongresi të CDU-së në Berlin, u prit me ovacione të fuqishme nga delegatët. Ai theksoi se AfD-ja qëndron në kundërshtim me të gjitha arritjet që partia e tij ka bërë për Gjermaninë, duke përfshirë euron`, NATO-n dhe politikën e përgjithshme të shtetit gjerman. “Ne do të bëjmë gjithçka për ta bërë AfD-në sa më të vogël,” tha Merz, duke e konsideruar këtë forcë si një kërcënim për rendin demokratik të vendit. Kjo deklaratë erdhi pas një proteste masive në Berlin, ku rreth 250,000 njerëz dolën në rrugë për të kundërshtuar politikat e AfD-së dhe CDU-së. Aktivistët e majtë, të cilët janë të shqetësuar nga rritja e populizmit të ekstremit të djathtë, kërkuan një politikë të ndryshuar dhe më të moderuar. Në këtë klimë të tensionuar, Merz, i konsideruar si favorit siguroi se CDU do të luftonte për të fituar zgjedhjet federale të vitit 2025, dhe premtoi një rezultat të shkëlqyer që do të mbante larg populistët.

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21