Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 25 vatra zjarri, pjesa më e madhe e të cilave janë shuar. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, pesë vatra mbeten aktive, ndërsa një zonë po mbahet nën monitorim. Në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 365 forca operacionale dhe 37 automjete zjarrfikëse.