Një ditë pas rrëshqitjes masive të dheut në Kodër Currila, autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë në zonën e prekur. Perimetri i sigurisë është zgjeruar, ndërsa policia vijon të ndalojë kalimin e qytetarëve për shkak të rrezikut nga terreni i paqëndrueshëm. Banorët nuk janë rikthyer ende në pallat, ndërsa aktiviteti i bizneseve të dëmtuara mbetet i pezulluar.