Top Channel/ 24 pengje për 39 të burgosur!Shkëmbimi i parë mes Izraelit dhe grupit militant të Hamas
24/11/2023 22:46

Njëzet e katër pengje u liruan nga Hamasi dhe tashmë janë kthyer në Izrael. Ministria e Mbrojtjes së izrealit ndau pamjet e momentit kur pengjet u transportuan me autobus. Në total, u liruan 13 izraelitë, 10 tajlandezë dhe një filipinas, njoftuan autoritetet e katarit, të cilat ndërmjetësuan dhe marrëveshjen mes izraelit dhe Hamasit. Ndërkohë nga ana tjetër edhe shteti hebre, sipas BBC, liroi 39 të burgosur palestinezë: 24 gra dhe 15 djem adoleshentë. Sipas kushteve të marrëveshjes së negociuar gjatë katër ditëve të armëpushimit grupi I militantëve islamikë do të lirojë 50 pengje ndërsa Izraeli 150 të burgosur. Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se shba vazhdimisht ka bërë presion për lirimi ne të gjithë pengjeve me qëllim që të ndaleshin sulmet në Gaza. Por teksa palët bënë shkëmbimet e para, nga ana tjetër, dhjetëra kamionë me ndihma hynë në Gaza nga Egjipti. Krahas ushqimeve, u transportuan dhe ilaçe për spitalet si dhe karburant. Por teksa në zonë po bëhet shpërndarja e ndihmave, Izraeli përsëriti dhe njëherë thirrjen ndaj palestinezëve që të mos rikthehen në banesat e tyre në veri pasi është një zonë lufte. Deklaratë kjo që ka lënë të hapur mundësinë se pas përfundimit të armëpushimit, trupat ushtarakë do të rifillojnë operacionin kundër Hamasit.

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21