23 grupe të shpërndarjes së lëndëve narkotike janë shkatërruar në Tiranë, Durrës, Korçë, Elbasan dhe Vlorë, në operacionin policor të koduar “Tempulli”. Në një deklaratë për mediat, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, tha se operacioni vijon ende në të gjithë vendin, ndërsa në pranga kanë rënë 233 persona.