Top Channel/ 223 apartamente të reja në Kombinat për familjet e prekura nga tërmeti
21/07/2026 20:00

Ka nisur puna për ndërtimin e 223 apartamenteve të reja në zonën e Kombinatit, të cilat do t’u shpërndahen familjeve përfituese në kuadër të programit të rindërtimit. Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ishte sot në rrugën “Shaban Bardhoshi”, ku po zhvillohen punimet pas dakordësimit për prishjen e një godine, në truallin e së cilës do të ndërtohen apartamentet e reja. “Kemi nisur punën për ndërtimin e apartamenteve që do t’u shpërndahen banorëve, ndaj të cilëve kemi detyrimin të garantojmë një banesë pas dëmtimeve që pësuan shtëpitë e tyre. Kjo ka qenë një kërkesë e hershme, por procesi është vonuar për shkak të procedurave të gjata gjyqësore dhe sigurimeve të njëpasnjëshme të padive. Bëhet fjalë për dy prona me dy pretendues të ndryshëm në këtë zonë, çka e ka bërë të pamundur nisjen më herët të punimeve. Lajmi i mirë është se sot jemi në kushtet për të prishur këtë godinë dhe, me lirimin e sheshit, i hapet rruga ndërtimit të shpejtë”, deklaroi Koçiu. Sipas saj, deri më tani janë shpërndarë 664 apartamente dhe familjet përfituese kanë hyrë në banesat e tyre. “Në këtë zonë, pas lirimit të sheshit, do të ndërtohen tre pallate me gjithsej 223 apartamente. Ndërkohë, në godinën përballë do të shpërndahen edhe 75 apartamente të tjera, me short gjatë muajit shtator. Gjithashtu, kanë nisur procedurat për dy godina të tjera ‘me çelësa në dorë’, të cilat do të ofrojnë edhe 100 apartamente të tjera”, shtoi ajo. Paralelisht me ndërtimin e banesave, Bashkia e Tiranës do të ndërhyjë për rehabilitimin e infrastrukturës përreth, me synimin që zona e dedikuar për procesin e rindërtimit të zhvillohet si një kompleks modern banimi, në përputhje me standardet e kërkuara.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06