Në majë të malit atje ku ngrihej dikur Picari i vjetër, është organizuar një ceremoni e veçantë në përkujtim të 220 vjetorit të lindjes së Çelo Picari, një ndër kapedanët më të njohur të kryengritjeve shqiptare në mesin e shekullit të 19. Në këtë aktivitet ishin të ftuar edhe pasues të familjes së Çelo Picarit si dhe gazetari i Top Channel Marin Mema. Komuniteti i banoreve të Picarit njihet për investimet e shumta që kanë realizuar vetë në këtë fshat si formë kjo për të ruajtur traditën dhe trashëgiminë e fortë të tij.