Një 22-vjeçar nga Shkodra, i identifikuar si Gentian Bajrami, është gjetur në gjendje të rëndë për jetën mëngjesin e sotëm, në vendin e njohur si “Panorma në Lezhë”, në anë të rrugës. Sipas burimeve të gazetares së Top Channel Brixhilda Deda, paraprakisht dyshohet se 22-vjeçari ka rënë nga një lokal dhe për pasojë ka marrë fraktura të rënda në trup dhe koke.