Top Channel/ 22-vjeçari martohet me të miturën në Disneyland? Alarmohet Parisi, arrestohen 4 persona
23/06/2025 13:54

Policia franceze është alarmuar pas denoncimit se në Disneyland po zhvillohej një ceremoni martesore me një vajzë rreth nëntë vjeç. Parku për fëmijë jashtë Parisit ishte marrë me qira për një dasmë private, që mendohej të ishte e vërtetë, herët të shtunën në mëngjes, para orarit të hapjes për publikun. Por stafi dhe sigurimi i Disneyland thirrën policinë kur vunë re se e ashtuquajtura nuse, e veshur me fustan të bardhë, ishte shumë e re në moshë, sipas The Guardian. Pas hetimeve të policisë, zyra e prokurorit lokal tha se ngjarja nuk ishte një ceremoni martesore e vërtetë. “Ngjarja rezultoi të ishte e inskenuar, të ftuarit ishin të gjithë aktorë. Pra, nuk ishte një dasmë e mirëfilltë, por një inskenim i një dasme, e cila u filmua me rreth 100 figurantë. Ata kishin marrë me qira në mënyrë private Disneyland Paris duke pretenduar se ishte një dasmë reale,” tha zëvendësprokurori lokal. Katër persona u arrestuan nga policia. Dy prej tyre janë ende nën hetim të dielën, të dyshuar për mashtrim dhe pastrim parash. Ndër ta ishte një burrë që thuhet të ketë qenë dhëndri i rremë, i cili dyshohet se ka organizuar ngjarjen. Ai është 22 vjeç dhe mendohet të jetë britanik. Një grua 24-vjeçare nga Letonia gjithashtu po merrej në pyetje.

Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04
Top News- Paralajmërimi i Iranit/Kërcënon SHBA dhe Izraelin: Nuk keni informacion mbi arsenalin tonë
02/04 11:00
Top News – Fjala e Trump nuk jep efekt. Nafta shënon rritje rekord, tregtarët të pasigurt
02/04 10:45
Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57