Kryeministri Edi Rama në një komunikim live në facebook, me rastin e 11 vjetorit nga protesta e 21 janarit ku humbën jetën 4 protestues, ka një përgjigje për të gjithë ata që e cilësojnë atë si fajtor. Për Ramën është e qartë se kush janë fajtorët, ai ka dy emra: Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Kryeministri tha ndër të tjera së Partia Socialiste e ka shlyer pjesën e saj të detyrimit përmes angazhimit të saj për reformën në drejtësi, për të cilën kërkoi durim për rezultate. “E ardhmja e drejtësisë nuk është blozë, edhe pse e tashmja nuk është rozë”, tha kryeministri.