Bashkëshortja e Aleks Nikës një prej 4 të vrarëve në bulevard më 21 janar të vitit 2011 i është drejtuar me një letër të hapur Gjykatës së Lartë duke i këruar që dosjen e tragjedisë ta hetojë prokuroria e Posacme. Letra e Rajmonda Nikës ku shprehet se SPAK është i vetmi institucion ku ajo ka besim që do bëjë drejtësi dhe do hetojë me objektivitet i dërgohet Gjykatës së Lartë vetëm 24 orë para se të merret vendimi nëse dosja do të kalojë apo jo për gjykim në Prokurorinë e Posaçme.