Top Channel/ “21 janari”, gjyqi më 12 mars/ Gjykata e Lartë vendos që të dëgjohen palët për vrasjet
27/02/2024 19:33

Gjykata e lartë vendosi ta shyqrtojë në seancë gjyqësore cështjen e tragjedisë së 21 janarit 2011 Vendimi u dha në dhomë këshillimi , mbas rekursit të familjes nika dhe konkretisht të bashkëshortes së Aleks Nikës , Rajmonda Nika e cila gjatë 2023 ka kundërshtuar në disa gjykata vendimin e prokurorëve të posacëm që ja lanë cështjen për hetim prokurorisë së Tiranës . Ky vendim i gjyqtarëve të lartë do të thotë që do të thirren palët dhe në një seancë që pritet të ketë përballë secilin mbas dy javësh. Por të afërmit e Aleks Nikës, për vrasjen e të cilit prej 13 vitesh nuk ka asnjë të re nga hetimet e prokurorisë së kryeqytetit thanë se SPAK duhet të fokusohet në hetime edhe ndaj ish ministrit të Brendshëm Lulzim Basha , ish kryeministrit Berisha dhe ish komandantit të gardës Ndrea Prendit . Ky qëndrim I familjes nika por edhe të afërmeve të tre të vrarë të tjerë në bulevard Hekuran Dedes , Ziver Veizit dhe Faik Myrtaj nuk u pranua nga SPAK me konkluzionin se cëshjta po hetohej sakaq në prokurorinë e Tiranës. Në nëntor 2023 gjykata e strasburgut shpalli vendimin e radhës për Aleks Nikën , duke gjetur si shkelje mos hetimin dhe mos zbardhjen e vrasjes së tij. Prej vitesh prokuroria e Tiranës e ka hapur e pezulluar disa herë hetimin për zbardhjen e dy vrasjeve, atë të Hekuran dedës dhe të Aleks Nikës, por rezultatet kanë qenë vetëm në kuadrin e akuzave nga ana e qeverisë ndaj prokurorëve të kryeqytetit. Dhe nga ana tjetër qëndrim prapësues nga organi I akuzës së Tiranës që insistoi së fundmi se po kryen hetime. Megjithatë vec dënimit të Ndrea Prendit dhe agim llupos , për vrasjen e Fik Myrtaj dhe Ziver Veizit, fakt është që drejtësia në Shqipëri prej përmbi nëj dekadë ka dështuar të gjejë se kush I vrau hekuran Dedën dhe Aleks Nikën. Se kush do ta hetojë 21 janarin , spak apo prok e tiranës kjo do të kuptohet mbasi gjykata të dëgjojë palët në seancë

Top Channel/ Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, një i plagosur
06/04 12:30
Top Channel/ Tirana zyrtare mbështet protestën e studentëve për provimin në gjuhën shqipe në Shkup
06/04 12:28
Top Channel/ Fshati që do ujë dhe drita! Në Mal të Martaneshit, banorët: Na ndihmoni
06/04 12:27
Top Channel/ Varfëri dhe mbijetesë, familja me gjashtë anëtarë në Kopacëz të Delvinës mes skamjes
06/04 12:26
Top Channel/ Fermerët: Po falimentojmë! Në Myzeqe fermerët janë të zhgënjyer nga skemat kombëtare
06/04 12:25
“Do të shkrumbohet Tirana”/ Ekspertët: Ja si po ‘luhet’ me luftën/ Po manipulohen… | Breaking
06/04 12:24
“Kina po rrënohet”/ Eksperti: SHBA ka qëllim që nëpërmjet Iranit të godasë… | Breaking
06/04 12:23
Top News – ‘Qetësohu dhe ruaj gjakftohtësinë’. Ambasadat iraniane shpërfillin kërcënimet e Trump
06/04 12:17
Top Channel/ Shpërthim në Lezhë! Bombola e gazit shpërthen te byrektorja, dëme dhe në bizneset pranë
06/04 12:15
Top News- Kriza politike për presidentin e ri/ Kosovë, Kurti nis takimet me liderët opozitarë
06/04 12:13
Top News – Ukraina aleancë ushtarake me Sirinë. Zelensky në Damask, bashkëpunim për sigurinë
06/04 12:04
Top News – Dosja Partizani, Berisha sfidon Ramën: Nëse thirret në seancë, do të shkoj për ballafaqim
06/04 12:04
Top Channel/ Do rregullonte defektin e një antene të kompanisë telefonike, aksidentohet 50-vjeçari
06/04 11:59
“440 një kilogram domate/Ditë të errëta na presin”/Ekspertët në alarmin: Duhet të përgatitemi për…
06/04 11:57
‘Braçe pakt me Ramën për të nxjerrë ‘jashtë loje’ Manastirliun’/Plas ‘mina’:Në PS ka inatçinj, jo…
06/04 11:57
Top News – Ngec deklasifikimi i dosjeve. AIDSSH: Shkak një VKM e pakonsultuar, duhet mendimi i SHISH
06/04 11:45
Top News- Vuçiç ‘zbulon’ komplotin kundër Serbisë/ Orban akuza se po sabotohen nga opozita e Kievi
06/04 11:39
Top News – Koreja e Veriut ‘braktis’ Iranin. Inteligjenca koreanojugore- Nuk e ka furnizuar me armë
06/04 11:38
Top News- Tritol banesës në Memaliaj, autorët djegin makinën gjatë arratisjes
06/04 11:16
Top News-Dëme kolosale nga shpërthimi në Lezhë/ Bizneset:Humbëm çdo gjë, të merren masa për bombolat
06/04 11:15