Këto foto u përkasin qytetarëve nga vendet e lindjes që u gjetën të mbyllur në një banesë në kryqytet, ku qëndruan si pengje në pritje të parave që duhet tu paguheshin trafikantëve. Për pengmarrjen e 21 emigrantëve të cilët u nisën nga Iraku, Siria dhe Afganistani në dhjetor dhe mbërritën në janar në Shqipëri, u arrestuan një shqiptar dhe dy shtetas të huaj nga Libia dhe Maroku. Ata dolën para gjykatës për masa sigurie për akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë.