Top Channel/ 2024, vit i atentateve ndaj liderëve! Nga sulmi ndaj kryeministrit sllovak te Trump
16/09/2024 23:14

Përpjekja e dytë e dukshme këtë vit për të vrarë kandidatin për president të SHBA-së, Donald Trump, është një kujtesë se pavarësisht buxhetit masiv vjetor prej 3,2 miliardë dollarësh të Shërbimit Sekret të SHBA-së, kjo pengesë nuk është gjithmonë efektive. As Evropa, ku zotërimi i armëve të fuqishme automatike është përgjithësisht shumë më i ulët se në SHBA, nuk ka qenë imune. Më 15 maj të këtij viti, kryeministri sllovak Robert Fico u qëllua nga një distancë e afërt dhe u plagos rëndë nga një burrë me pistoletë. Ai mbijetoi për t’u kthyer përfundimisht në jetën publike. Danimarka u trondit nga dhuna ndaj kryeministres Mete Frederiksen, e cila u sulmua në rrugë në Kopenhage ngjatë këtij viti. Ajo ishte duke hyrë në një nga super-marketet në zemër të qytetit, kur një burrë iu afrua dhe e goditi me grusht. Pas kësaj autori është vënë menjëherë në pranga. PO ashtu përballë një sulmi ka qenë edhe Udhëheqësi i Reformës në Mbretërinë e Bashkuar, Nigel Farage, po largohej nga një lokal më 4 qershor, pasi kishte nisur kandidaturën e tij elektorale. Një vajzë e re i hodhi në fytyrë gotën me milkshake, teka vendi ishte i mbushur me njerëz, përfshirë edhe ekipin e sigurisë. Por në Lindjen e Mesme këtë vit, tentativat për vrasje, të vendosura kryesisht në derën e Izraelit, kanë pasur tendencë të kenë rezultate fatale. Më 1 prill, një sulm ajror izraelit në konsullatën e Iranit në Damask vrau tetë anëtarë të Korpusit të Gardës Revolucionare, duke përfshirë njeriun që mendohej se koordinonte furnizimet me armë nga Irani për Hezbollahun. Irani u përgjigj me një breshëri të madhe raketash dhe dronësh. Më 30 korrik, Fuad Shukr, një komandant i lartë në milicinë e Hezbollahut të mbështetur nga Irani, u vra në një sulm ajror izraelit në një ndërtesë në Bejrut. Të nesërmen, një shpërthim në një shtëpi pritëse në Teheran vrau Ismail Haniyeh, liderin politik të Hamasit, i shpallur si një organizatë terroriste nga disa qeveri. Izraeli nuk komentoi publikisht se kush ishte përgjegjës, por Irani është zotuar se do të hakmerret kundër Izraelit.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11